U vuri zjarrin 300 pemë ulliri dhe 6 hektarë me bimësi në Radhimë, arrestohet 36-vjeçari

4 months ago 28

Një 36-vjeçar ka përfunduar në pranga mëngjesin e kësaj të marte, pasi dyshohet të ketë vendosur zjarre të qëllimshme në Radhimë, duke djegur një sipërfaqe toke me 300 pemë ulliri dhe 6 hektarë bimësi të ndryshme.

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e 36-vjeçarit me iniciale S.S., policia njofton se është gjetur dhe kanë  sekuestruar doza  lënde narkotike marijuanë.

“Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve të zjarrvënieve, si rezultat i informacioneve dhe provave të siguruara nga Komisariati i Policisë Vlorë dhe Stacioni i Policisë Orikum, u bë ndalimi i shtetasit:

-S. S., 36 vjeç, banues në Orikum, me precedent penal në fushën e narkotikëve.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, ditën e djeshme, ka djegur me zjarr një sipërfaqe toke me 300 pemë ulliri dhe 6 hektarë me shkurre dhe bimësi të ndryshme, në fshatin Radhimë.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan doza  lënde narkotike marijuanë”, njofton policia. /vizionplus.tv

Read Entire Article