Dy persona janë konfliktuar për motive pronësie në fshatin Zenisht të Matit, ku një ka rënë në pranga e tjetri ka përfunduar në spital.
46-vjeçari M.K i cili është arrestuar, për shkak të pronës është konfliktuar edhe ka goditur me sende të forta 75-vjeçarin nga fshati Zenisht, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel