Ukraina zmbraps një sulm të madh ajror rus

5 months ago 24

Ukraina tha se ka zmbrapsur një sulm të madh ajror të nisur nga Rusia në mëngjesin e 30 majit. Mbrojtja ajrore e Kievit tha se ka rrëzuar 32 dronë dhe shtatë nga 19 raketat lundruese që Rusia lëshoi drejt caqeve ushtarake dhe infrastrukturës ukrainase.

Forcat Ajrore të Ukrainës thanë përmes një postimi në Telegram, se sulmet ruse u kryen në nëntë rajone ukrainase.

Raketat dhe dronët u rrëzuan mbi rajonet e Hmelnitskit, Dnipropetrovskit, Çerkasit, Hirovohardit, Zaporizhjës, Odesës, Hersonit, Kievit dhe Vinicias, tha ushtria izraelite.

Ndërkaq, përmes një njoftimit të ndarë kryetari i Harkivit, Ihor Terekhov, tha se infrastruktura kritike, përfshirë një tubacion gazi, i cili u dëmtua si pasojë e granatimeve që Rusia kreu gjatë natës. Qyteti i Harkivit gjendet vetëm 35 kilometra larg nga kufiri me Rusinë.

Që nga 10 maji, Rusia po kryen një ofensivë në rajonin e Harkivit, që ka detyruar mijëra persona të zhvendosen.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shteti i të cilit po përballet me pushtimin që Moska nisi ndaj fqinjit të saj në vitin 2022, e ka përshkruar situatën në Harkiv si të vështirë. /REL

Read Entire Article