“Ulni rrogat e deputetëve dhe jepuani pensionistëve”, Rama: Absurd! Kemi bërë dy reforma të rëndësishme për pensionet

2 hours ago 22

Kryeministri Edi Rama, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja dhe Ministri i Financave, Petrit Malaj ditën e sotme kanë zhvilluar një bashkëbisedim me pensionistët për skemën e pensioneve.

Kreu i qeverisë, Edi Rama tha se indeksimi i pensioneve me 4.1% mund të duket i vogël, por 4.1% do të thotë 100 milionë euro shtesë në fondin e përgjithshëm të pensioneve.

Rama: Ai 4.1% që në pamje të parë është asgjë, është direkt 100 milionë euro. 100 milionë euro që janë menjëherë shtesë në fondin e përgjithshëm të pensioneve. Fondit të përgjithshëm të pensioneve i mungojnë aktualisht rreth 500 milionë euro. Disa i bien shkurt dhe thonë “uljani rrogat deputetëve, uljani rrogat atyre, këtyre dhe jepjani pensionistëve”. Është një absurd. Ata që  marrin rroga më të larta paguajnë më shumë për pensionet çdo muaj dhe normalisht pensionet duhet të mbulohen me ato kontribute. Ndërkohë që taksat paguhen për investime, për shpenzimet e tjera të shtetit.

Rama gjithashtu theksoi se qeveria socialiste ka bërë dy reforma shumë të rëndësishsme për pensionet qëkur ka ardhur në pushtet.

Rama: Kjo qeveri ka bërë dy gjëra për pensionet që po të ishin bërë shumë vite më parë, nuk do ishim këtu sot. Kjo qeveri ka bërë një reformë pesnionesh në 2014, e cila bën që po të shikoni sa është pensioni i atyre që dalin në pension pas 2014-ës, bazuar në kontributet, krahasuar me ju që keni dalë para 2014 me të njëjtat vite pune, ata e kanë pensionin më të lartë. Reforma u bë me çerek shekulli vonesë. E dyta që ka bërë kjo qeveri, është që qysh në krye të herës ka thënë dhe ka shkruar që ne nuk mund të lëmë asnjë të moshuar në moshë pensioni pa pension, edhe pse nuk figuron asnjë lloj regjistri sigurimesh shoqërore dhe është kategori e gjysheve që kanë qenë shtëpiake. Këtë e kanë shumë pak vende në Evropë. Në Evropë ka shumë persona që nuk kanë pensione sepse nuk kanë kontribute./vizionplus.tv

Read Entire Article