Ulsi Manja dënon sulmin ndaj Sokol Mëngjesit: Çdo formë dhune mbi avokatët meriton ndëshkimin e drejtësisë

3 months ago 34
Reklamë

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka reaguar lidhur me situatën e avokatit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngjesi, i cili u dhunua barbarisht në mes të rrugës mëngjesin e sotëm në zonën e ish-Bllokut, ku sapo kishte lënë vajzën në kopësht.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook ministri Manja dënon dhunën e ushtruar ndaj avokatit, ndërsa thotë se çdo formë dhune mbi avokatët meriton ndëshkimin e drejtësisë.

Lexo edhe :

Related Posts

Manja thotë se mbështet fjalë për fjalë Dhomën Kombëtare të Avokatisë, për dhunën e ushtruar mbi avokatin dhe pedagogun, Sokol Mëngjesi.

“Çdo formë dhune mbi avokatët meriton ndëshkimin e drejtësisë! Mbështes fjalë për fjalë Dhomën Kombëtare të Avokatisë, për dhunën e ushtruar mbi avokatin dhe pedagogun, Sokol Mëngjesi”, shkruan Manja në Facebook.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë mësohet se autorët kanë qenë tre, të cilët sapo janë afruar fillimisht e kanë goditur me shpulla, dhe më pas kanë përdorur leva dhe doreza mekanike, ndërsa janë larguar nga vendngjarja.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se është identifikuar njëri nga autorët dhe po punohet për identifikimin e dy të tjerëve.

Gjithashtu mësohet se pas identifikimit është kryer kontroll në banesën e autorit të dyshuar, por nuk është aty, ndërkohë po punohet ëpr kapjen e tij.

Vizion Plus gjithashtu mëson se avokati Sokol mëngjesi është futur në intubim dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të plagëve të rënda të marra në kokë./vizionplus.tv.

Read Entire Article