Unaza e Madhe mbyllet këtë vit, nga 1 janari 2025 do jetë e hapur për qarkullimin e automjeteve

1 month ago 21

Ministria  e Infrastrukturës i qëndron përcaktimeve se punimet në 7 lotet e unazës së madhe do të mbyllen në fund të këtij vitit. Gjatë inspektimeve të punimeve, në prej loteve mbi lumin Tirana, ministrja Belinda Balluku tha se ecuria është pozitive në çdo lot.

“Një koordinim shumë i mirë nga ana e ARRSH-së dhe gjithë inxhinierët e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë është vendimtare për dorëzimin e kësaj vepre brenda afatit që është kërkuar, sigurisht gjithmonë para afatit të kontratës tashmë, pasi është diçka që ne po e aplikojmë në të gjitha kantieret, duke pasur parasysh që Unaza e Madhe kur të përfundojë e gjitha do të jetë një nga infrastrukturat më të rëndësishme, jo vetëm për Tiranën, por për të gjithë vendin”, tha  Balluku.

Ministrja kërkon më shumë angazhim mes sektorëve të ministrisë, drejtorisë së rrugëve dhe ekspertëve të kompanisë që po zbaton projektin për të shmangur çdo vonesë.

“Kërkohet një koordinim shumë i mirë nga Ministria dhe ARRSH-ja midis kantiereve për të mos i krijuar pengesa apo vonesa njëri tjetrit dhe ndërkohë puna të vazhdojë me intensitet duke pasur parasysh një afat që ne kemi vendosur që është fundi i vitit për të qenë të gjitha kantieret funksionale”, nënvizoi Balluku.

Parashikimet  janë që kjo vepër e rëndësishme për kryeqytetin të jetë e hapur për qarkullimin e mjeteve në 1 janar 2025./vizionplus.tv

Read Entire Article