“Unë e të vjetrit në listë të hapur”, Rama: Fitorja jonë e sigurtë, PD nuk merr më shumë mandate se në vitin 97

1 week ago 26
Reklamë

Nga Olta Blaceri

Kryetari i Partisë Socialiste njëherësh kryeministri Edi Rama shpalli sot në mbledhjen e asamblesë strategjinë që do të ndjekë mazhoranca drejt zgjedhjeve në përpjekje për të fituar mandatin e 4.

Çështja e parë  që kryesocialisti Rama sqaroi për ekipin e tij ishte lista e kandidatëve për deputet. Rama paralajmëroi se duke u nisur nga ai vetë, drejtuesit politikë dhe deputetët me eksperiencë nuk do të mbrohen nga partia por do ti nënshtrohen votës së qytetarëve

“Më e mira është që deputetët me më shumë se një mandat, pa përjashtuar dhe drejtuesit politikë të qarqeve që hyjnë në këtë kategori, ku bëj pjesë edhe unë personalisht, të jenë në garë të hapur si të gjithë të tjerët. Kjo do të thotë se pjesa kryesore e listës së mbyllur do të jenë deputetë me vetëm me një mandat dhe të rinj e të reja që do të fitojnë vendin në atë listë”, tha Rama.

Kryeministri deklaroi se Partia Socialiste do të fitojë mandatin e 4 si e vetmja forcë politike që ka vizionin për Shqipërinë e vitit 2030.

Shqipëria 2023 do të mëshirojë progresin e 4 mandateve të PS jo vetëm duke u bërë gati për anëtarësimin në BE, por edhe në rritjen e të ardhurat e ekonomisë familjare të gjithë shqiptarëve apo pensionistëve“, deklaroi Rama.

Kryesocialisti Rama  ironizoi rivalët politikë, duke paralajmëruar se rezultati i PD në zgjedhje do të jetë edhe më i dobët se momenti i tyre më i vështirë, viti 1997.

Në zgjedhjet e ardhshme PD-ja, zor se do të marrë më shumë mandate se në vitin 1997-të. Mbajeni shënim!“, u shpreh Rama.

Duke iu përgjigjur kritikëve, Rama theksoi se fuqia e Partisë Socialiste qëndron tek ndryshimi duke shtruar rrugën për ekipin e ri drejtues të PS në betejën elektorale  të vitit 2025

“Eksperienca jonë është vërtetë e madhe tanimë dhe forca jonë po ashtu, por më të madhe se eksperiencën,  ne kemi sot nevojën për forcën për ta ndryshuar më shumë se asnjëherë më parë skuadrën që do të bëjmë gati për fitoren e mandatit të katërt, sepse sot ka ardhur edhe koha e natyrshme që një brez më i ri sesa ky që e ka përfaqësuar PS e këtyre 10 viteve, të ketë më shumë vend në përfaqësimin e PS së 4 viteve të ardhshme”, tha Rama.

Me zgjedhjen e ekipit të ri Partia Socialiste nis fushatën për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Read Entire Article