“Unë që jam kryetar i PD-së”/ Basha përplaset me gazetarët: Të tjerat, cic mice që u interesojnë pak njerëzve

8 months ago 33
Reklamë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar edhe njëherë se ai është kryetari i PD-së sipas zgjedhjeve të 29 korrikut ‘një anëtar, një votë’, KQZ-së, ndërkombëtarëve dhe institucioneve të shtetit shqiptar.

Gjatë një konference për shtyp, insistimit të medies se ai nuk është larguar nga detyra megjithëse dha dorëheqjen më 21 mars 2022 nga Partia Demokratike, Basha iu përgjigj duke thënë se ato janë “cic mice që u interesojnë pak njerëzve” dhe se tashmë është koha për të ecur përpara.

Basha: Nuk e kam thënë unë që jam kryetar i PD-së, e thotë KQZ-ja, gjykata, institucionet e shtetit shqiptar dhe institucionet ndërkombëtare ku Partia Demokratike bën pjesë. Unë padiskutim jam kryetar i zgjedhur një anëtar një votë më 29 korrik. Ju lutem pyetje të tjera sepse ato kanë kaluar. Unë sot mendoj që shqiptarëve u vlen e sotmja dhe tutje. Gjykata është e qartë, KQZ-ja është e qartë edhe për zgjedhjet e Kuksit.

Pyetje: Por KQZ-ja u detyroi të autorizonit zotin Alibeaj, por gjithsesi meqënse nuk doni të përgjigjeni…

Basha: Janë cic mice që u interesojnë pak njerëzve.

Pyetje: E keni të vështirë të pranoni që s’keni dhënë dorëheqjen? Kur thoni…

Basha: Thash edhe njëherë, e morët përgjigjen e plotë. Zgjedhjet e 29 korrikut janë të qarta, statusi ligjor i kryetarit të partisë është i qartë. Dëshirat e të tjerëve janë dëshirat e të tjerëve, unë nuk ndaloj askënd që të ketë dëshira dhe ëndrra. Këto janë faktet, këto janë faktet.

Top Channel

Read Entire Article