Ushtria izraelite: Ndihma që shkon në Gaza do të rritet në ditët në vijim

4 months ago 21
Reklamë

“Sasia e ndihmave humanitare që shkon në Rripin e Gazës do të rritet në ditët në vijim”, njoftoi sot ushtria izraelite.

“Gjatë javëve të fundit, sasia e ndihmave humanitare që shkon në Gaza është rritur ndjeshëm. Në ditët në vijim, sasia e ndihmës që shkon në Gaza do të vazhdojë të rritet edhe më shumë”, tha në një deklaratë zëdhënësi ushtarak izraelit Daniel Hagari.

“Ushqim, ujë, furnizime mjekësore, pajisje strehimi dhe ndihma të tjera – më shumë se kurrë po shkon në Gaza”, theksoi Hagari. /vizionplus.tv

Read Entire Article