Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, përfundon në pranga 63-vjeçari

4 months ago 25

Një 63-vjeçar është arrestuar në Divjakë mëngjesin e kësaj të marte.

Bëhet me dije se 63-vjeçari me iniciale V.R. ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, çka ka bërë të përfundojë në pranga.

“Komisariati i Policisë Divjakë arrestoi në flagrancë shtetasin V. R., 63 vjeç, banues në Divjakë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij”, njofton policia.

Nga ana tjetër policia në Patos ka informuar se ka nisur procedimi në gjendje të lirë për një 35-vjeçar, i cili ka ushtruar dhunë ndaj gjyshes së tij.

“Stacioni i Policisë Patos referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. Y., 35 vjeç, banues në Patos, pasi ka ushtruar dhunë ndaj gjyshes së tij”, njofton policia./vizionplus.tv

Read Entire Article