Ushtroi dhunë ndaj tezes së tij, arrestohet 34-vjeçari në Korçë

8 months ago 31
Reklamë

Policia e Korçës ka arrestuar ditën e sotme një 34-vjeçar. Sipas bluve, i riu kishte ushtruar dhunë ndaj tezes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. N., 34 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj tezes së tij”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

Read Entire Article