Vajza i tregoi psikologes së shkollës, si u zbulua rasti i rëndë i abuzimit në Kavajë, 4 vjet “ferr” për adoleshenten

5 months ago 24

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Golem të Kavajës, ku një 15-vjeçare ka denoncuar të atin për abuzim seksual prej 4 vitesh.

E bija e 48-vjeçarit ka zbuluar abuzimin seksual gjatë një bisede me psikologen e shkollës dhe me të marrë njoftim prej saj, policia e Kavajës është vënë në lëvizje dhe ka bërë ndalimin e tij.

Pas ndalimit, i ati , që punon si shitës në një pikë karburanti, ka mohuar të ketë kryer marrëdhënie me të bijën. E mitura ka deklaruar se ka qenë e abuzuar herë pas here gjatë 4 viteve të fundit. /vizionplus.tv

Read Entire Article