“Vajza po qante, djali mbante barkun me dorë”, 13-vjeçarja plagosi me thikë adoleshentin, dëshmitarja: I dhamë ndihmën e parë

6 months ago 30
Reklamë

Një qytetare ka përshkruar të gjithë ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë mëngjes në një shkollë 9-vjeçare në Gjirokastër.

Ajo tha se ishin qytetarët të cilit i dhanë ndihmën e parë të plagosurit dhe më pas lajmëruan ambulancën dhe policinë.

“As nuk e pashë fare, as kush ishte djali, pashë një gocë, çfarë ke që qan, është çarë ky djali me thikë, u çorientuam, kur pashë djalin që doli gjaku, ku je i thashë, nga Tepelena jam tha, mbante barkun me dorë, gjaku vu, i dhamë ndidhmën e parë, lajmëruam policinë, e mori ambulanca, këto gjëra nuk duhet të ndodhin më, ata janë fëmijë, por prindi duhet të ketë kujdes”, tha gruaja.

Kujtojmë se një 15 vjeçar është plagosur me thikë nga një vajzë 13-vjeçare jashtë ambienteve të shkollës 9-vjeçare “Koto Hoxhi” në lagjen “18 Shtatori” të Gjirokastrës.

Dy të miturit janë parë duke debatuar dhe më pas vajza e ka qëlluar me thikë.

Djali është transportuar për në spital ndërsa 13-vjeçarja do të pyetet nga policia në praninë e psikologut. Nuk dihet ende gjendja e të plagosurit.

Top Channel

Read Entire Article