Vangjel Tavos i jepet posti i rëndësishëm në Vlorë

6 months ago 27
Reklamë

Ish-deputeti Vangjel Tavo është emëruar me vendim të Këshillit të Ministrave Prefekt i Qarkut të Vlorës.

Tavo zëvendëson në këtë detyrë Flamur Mamajn.

V E N D I M

PËR

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË VLORËS

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Flamur Mamaj, prefekt i Qarkut të Vlorës, lirohet nga kjo detyrë.

Vangjel Tavo emërohet prefekt i Qarkut të Vlorës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Read Entire Article