Varfëri ekstreme në Afganistan, 3.2 milionë fëmijë vuajnë mungesën e ushqimit: Ngrohim ujin në diell dhe lagim bukën

1 week ago 24
Reklamë

Varfëria në Afganistan sa vjen e bëhet më shqetësuese. Kequshqyerja apo mosushqyerja nuk kanë kursyer as fëmijët. Mediat ndërkombëtare raportojnë histori të ndryshme fëmijësh e nënash që vuajnë nga varfëria e tejskajshme.

I tillë është rasti i Aminës, një grua nga Afganistani që ka humbur gjashtë fëmijë nga mungesa e ushqimit, teksa një tjetër është në gjendje kritike.

“Kjo është si dita e gjykimit për mua. Ndjej shumë pikëllim. A mund ta imagjinoni se çfarë kam kaluar duke parë fëmijët e mi duke vdekur?” thotë Amina.

Ajo ka humbur gjashtë fëmijë. Asnjë prej tyre nuk ka kaluar moshën tre vjeç.

Më e vogla, Bibi Hajira shtatë muajshe ka përmasat e një të porsalinduri. Duke vuajtur nga kequshqyerja e rëndë akute, ajo zë gjysmë shtrati në një repart në spitalin rajonal të Jalalabad në provincën lindore Nangarhar të Afganistanit.

“Fëmijët e mi po vdesin për shkak të varfërisë. Gjithçka që mund t’i ushqej është bukë e thatë dhe ujë që e ngroh duke e mbajtur nën diell, “thotë Amina.

Ajo që është edhe më shkatërruese është se historia e saj nuk është aspak unike dhe se shumë nëna të tjera iu duhet të përshkruajnë të njëjtin “ferr”.

Bibi Hajira është një nga 3.2 milionë fëmijët me kequshqyerje akut, që po shkatërron vendin. Është një gjendje që ka pllakosur Afganistanin për dekada, e shkaktuar nga 40 vjet luftë, varfëria ekstreme dhe një mori faktorësh në tre vitet që kur talebanët morën pushtetin.

Por situata tani ka arritur në një humnerë të paprecedentë.

Është e vështirë për këdo që të imagjinojë se si duken 3.2 milionë, dhe kështu historitë nga vetëm një dhomë e vogël spitali mund të shërbejnë si një pasqyrë e katastrofës që po shpaloset.

Ka 18 të vegjël në shtatë shtretër. Nuk është një rritje sezonale, kështu është ditë pas dite. Asnjë klithmë apo gurgullimë, heshtja shqetësuese në dhomë thyhet vetëm nga tingujt e lartë të një monitori të pulsit.

Shumica e fëmijëve nuk janë të qetësuar ose nuk mbajnë maska ​​oksigjeni. Ata janë zgjuar, por janë shumë të dobët për të lëvizur ose për të bërë zë./vizionplus.tv

Read Entire Article