Ish-fermeri, Florian Agalliu ka ndarë një foto në rrjetet e tij sociale, ku vajza Mia, i ka dërguar një listë me ndarjen e punëve në shtëpi për të dhe bashkëshorten e aktorit.
Në rolin e kryefermeres, vajza e tij ka “dënuar” prindërit me përcaktimin e punëve.
Në një letër ajo shkruan: Kryefermerja ka vendosur punët e shtëpisë:
Babi: Ballkon, plehrat, dollapin e rrobave, banjon
Mami: kuzhina, salloni, ujit lulet
Pinxho: Dhoma, korridori
Kujdes, punët duhet të kryen Brenda datës 04/07/2024
Mia e dërgon me mesazh prindërve së bashku me mbishkrimin: Përshëndetje fermerë!
Kryefermerja ju njofton se sot fillon mandati i punëve të shtëpisë. Punët janë ndarë dhe duhen kryer Brenda datës 4 korrik. Mirëupafshim në sfidën e radhës!
Florian Agalliu ka publikuar foton, ku e ka shoqëruar me disa emoji për të qeshur./vizionplus.tv