Vdekja misterioze e 34-vjeçares shqiptare që ra nga ballkoni i hotelit, në dhomë me të edhe një burrë dhe një grua

8 months ago 53
Reklamë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një hotel në Graçanicë në Kosovë.

Mediat në Kosovë raportojnë se 34-vjeçarja Artila Kameri ka rënë nga kati i dytë i hoteli “Venus” dhe ka humbur menjëherë jetën.

Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Policisë së Kosovë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se rasti po hetohet.

Sot në stacionin policor të Graqanicës është iniciuar një rast hetim mbi vdekjen, ku viktimë është një femër 34 vjeç, vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia në koordinim me Prokurorinë ka nisur dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do të ndihmonin hetimin dhe sqarimin e rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion” – ka thënë Ahmeti.

Ndërkohë lidhur me ngjarjen e rëndë ka folur edhe zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj e cila tha se kanë nisut hetimet për rastin.

Pas pranimit të informatës nga policia, prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të njëjtit trupi i pa jetë është dërguar në IML për t’iu bërë obduksioni, ndërsa rasti është iniciuar “hetim mbi vdekjen”. Prokuroria në koordinim me policinë është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për t’i ndriçuar rrethanat e këtij rasti”, është shprehur Ulaj për gazetën “Express”.

Ndëkrohë Nacionale ka mësuar se bashkë me 34-vjeçaren në dhomën e hotelit ka qenë edhe një burrë nga Peja dhe një vajzë nga Gjakova.

Viktima dyshohet se kishte një biznes privat në Gjakovë për estetikë, dhe ka pasur disa paraqitje publike edhe nëpër media vendore.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article