Sipas zëdhënëses së aktivistes Kira Yarmysh, hetuesit rusë thanë se trupi i Alexei Navalny nuk do t’i jepej familjes së tij derisa të përfundojnë hetimet.
Trupi i ish-liderit të opozitës ruse nuk dihet ende ku ndodhet, teksa autoritetet shprehen se nuk do e dorëzojnë atë pranë familjes, deri në përfundimin dhe sqarimin e rrethanave të vdekjes së tij.
Lexo edhe :
Related Posts
Nga ana tjetër, familja e tij ka kërkuar trupin e pa jetë të Alexei Navalny, i cili ndërroi jetë në qeli, në rrethana që nuk bëhen të ditura.
Ndërkohë, SHBA, BE, OKB dhe shumë shtete të tjera demokratike në mbarë botën bëjnë përgjegjës presidentin rus, Vladimir Putin, për vdekjen që i referohen si vrasje të kundërshtarit të tij më të zellshëm. Ata kërkojnë një hetim të pavarur për vdekjen e tij./vizionplus.tv/