Veliaj inspektim te “5 maji”: Gurët e molotovi nuk i pengojnë dot projektet

3 months ago 21
Reklamë

Dy godina të reja në lagjen “5 Maji” në Tiranë janë në përfundim dhe brenda shtatorit do të strehojnë familjet e prekura nga tërmeti.

“Me të mbaruar kolaudimin e paketës prej 50 apartamentesh do të hedhim shortin. Për sa kohë kemi 284 familje të tjera, që do të futen në këto banesa të reja, besoj i kemi dhënë një leksion të gjithë banorëve këtu. Praktikisht është krijuar një komunitet sepse ndryshe është kur është pallati yt tek pullë dhe ndryshe kur popullohet e gjithë lagjja. Lajmi tjetër i mirë është se sapo na kanë kaluar në administrim parkingjet dhe katet e para, të cilat do të shërbejnë për supermarket, farmaci, për shërbime të tjera fruta-perime. Të gjitha hapësirat e tjera të nevojshme, kryesisht do të shkojnë për të kompensuar ish-pronarët e këtushëm, për t’u siguruar që askush nuk mbetet i humbur nga tërmeti”, tha Veliaj.

Gjatë inspektimit të punimeve, Erion Veliaj akuzoi opozitën se ka penguar projektin me protesta.

“A ia vlen gjithë ai sherr? Gjithë ato gjyqe? Gjithë ato bllokime dhe djegie gomash? Gurët dhe molotovi? Kur vjen këtu dhe takon njerëzit, kur shikon se si ka lulëzuar jeta këtu, si është hapur një kapitull i ri në jetën e këtyre familjeve, përgjigja është shumë e qartë: Ia vlen që çke me të! Besoj fort se një nga arsyet pse Bashkia e Tiranës sulmohet kaq shumë është pikërisht sepse kundërshtarët tanë nuk e bëjnë dot këtë punë; nuk e bënin dot as kur kishin mundësi të ndërtonin një shkollë, jo më të bëjnë 42 shkolla të reja dhe të japin 784 apartamente në zonën e ‘5 Majit””, shtoi Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se asfaltimi i zonës do të kryhet gjatë muajve të verës, kur lëvizjet janë më të reduktuara sepse një pjesë e mirë e banorëve largohen me pushime./vizionplus.tv

Read Entire Article