Veliaj, inspektime në Kombinat, njihet me ecurinë e punimeve në pallatet e të prekurve nga tërmeti

5 months ago 21
Reklamë

Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi punimet në pallatet e reja që po ndërtohen në kombinat. Në këtë zonë janë parashikuar të ndërtohen objekte banimi me 6 dhe 8 kate dhe do të shërbejnë për strehimin e familjeve të prekura nga tërmeti i 26-nëntorit

“Na duhet që të shkojmë te mbi 1 mijë apartamente për ta mbyllur përfundimisht historinë e tërmetit dhe për t’u siguruar që viti buxhetor 2024-2025 është viti kur ne i japim fund një prej dramave më të mëdha, të cilën nuk e shkaktoi qeveria e bashkia, por natyra dhe mënyra si tërmeti solli shumë dëmtime”, u shpreh Veliaj.

Zhbllokimi i procedurave gjyqësore dhe barrierave politike, sipas Veliajt kanë mundësuar realizimin në kohë të projektit.

“Kur shikon Ilir Metën që vjen dhe proteston te Bashkia e Tiranës, duke puthur duart e atyre që bllokonin punimet, duhet të kujtojmë një gjë: Jargët e Ilir Metës do thahen, ndërsa këto pallatet këtu, do mbeten”, tha Veliaj.

Pas përfundimit të kolaudimeve dhe infrastrukturës do të hidhet shorti publik për përzgjedhjen e njësive të reja të banimit, siç është bërë edhe në rastin e banesave tek lagjja “5 Maji”./vizionplus.tv/

Read Entire Article