Veliaj inspekton konviktet e reja te “Qyteti Studenti”: 5 ‘dallëndyshet’ e para me kushte europiane, rrisim standardin për studentët e Tiranës

3 months ago 26
Reklamë

Në qytetin “Studenti” janë rikonstruktuar 5 godina studentore, një bashkëpunim mes bankës gjermane për zhvillim dhe Bashkisë së Tiranës.

“Ne e trajtojmë me shumë seriozitet raportin që kemi me KfË sepse duam që, këto 5 godina, të jenë vetëm 5 dallëndyshet e para. Çfarë po bëhet këtu është etalon i çfarë do të jetë ndërtimtaria në Shqipëri. Sot, godinat po bëhen aq dinjitoze, saqë jo vetëm studentët shqiptarë, por edhe studentët e huaj të Kolegjit të Evropës, do të transferohen këtu. Kjo të thotë se do ketë një standard si çdo kampus tjetër në Evropë”, tha Veliaj.

Veliaj nënvizoi faktin se studentët do të gjejnë kushte tërësisht të rehabilituara në muajin shtator.

“Qyteti Studenti ka një simbolikë që është përtej vetëm godinave studentore. Simbolika është shumë e madhe, duke filluar nga lëvizja e studentëve që ndryshuan realitetin këtu, te fakti se është porta e parë e talentit që vjen në Tiranë. Një i ri që vjen nga një prej qyteteve të vogla të Shqipërisë drejt Tiranës, stacionin e parë e ka këtu, ku do të trajtohet me dinjitet, me higjienë, me të gjithë komoditetin e mundshëm”, tha Veliaj.

Drejtori Rajonal i bankës gjermane për zhvillim, Pablo Obrador deklaroi se ky bashkëpunim do të vijojë edhe më tej, me rehabilitimin e të gjitha godinave.

/vizionplus.tv

Read Entire Article