Vendas e të huaj kremtojnë Krishtlindjen në Gjirokastër, dyndje emigrantësh në Kakavijë

10 months ago 22

Krishtlindjet janë kremtuar në Gjirokastër, me meshën qendrore të mbajtur në Katedralen e Hyjlindëses.

Besimtarët kanë ndjekur meshën dhe mesazhin e këtyre Krishtlindjeve, mesazh që tërhoqi vëmendjen për më shumë mbështetje për njëri-tjetrin, për ata që kanë më shumë nevojë, për të vetmuarit, të varfrit, të moshuarit si dhe për një pauzë të nevojshme në jetën e gjithësecilit për të reflektuar mbi atë që i jepet familjes dhe shoqërisë.

Rreth 3500 emigrantë kanë hyrë në Shqipëri prej Kakavijës për të kaluar Krishtlindjet me familjet gjatë 24 orëve të fundit. Mbërritjet për festat vit pas viti janë duke u tkurrur, edhe për faktin se një pjesë e emigrantëve shqiptarë në Greqi kanë emigruar në vende të tjera europiane.

Këto Krishtlindje e gjejnë gjithsesi Gjirokastrën të mbushur me vizitorë nga qytete të tjera dhe një numër i konsiderueshëm të huajsh. Qyteti dhe rrethinat po kthehen në një destinacion dimri me fokus kulturor dhe të aventurës, ku veçohen eventet muzikore, kulinaria e pasur dhe aktivitetet në natyrë.

Top Channel

Read Entire Article