Vendi vakant në Kuvend, Dallëndyshe Bici refuzon mandatin e deputetes

8 months ago 32
Reklamë

Dallëndyshe Bici ka refuzuar mandatin e deputetes, nëpërmjet një shkrese që i ka dërguar kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi.

Kuvendi i bëri me dije Komisionit Qendror të Zgjedhjeve se ishte krijuar një vend vakant, për shkak të mungesës së Arben Ahmetajt prej 6 muajsh.

Emri që pritej të zëvendësonte Ahmetajn ishte Dallëndyshe Bicin, sipas listës së kandidaturave të PS në zgjedhjet e kaluara.

Megjithatë, ajo nuk e ka pranuar këtë post, pasi aktualisht është drejtuese e Kadastrës.

Sipas listës së zgjedhjeve, mandati i kalon Plarent Ndrecës, por nuk dihet ende nëse ky i fundit do të pranojë.

Kujtojmë që ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj nuk është paraqitur në Kuvend që prej korrikut të vitit të kaluar, teksa nuk dihet ende vendndodhja e tij. /vizionplus.tv

Read Entire Article