“Vendimi më i vështirë”, Meta flet për divorcin me Kryemadhin: Nuk po ndahem për një grua tjetër

2 months ago 30
Reklamë

Ilir Meta ka mbledhur Kryesinë Politike të Partisë së Lirisë ditën e sotme. Në nisje të fjaës së tij, Meta sqaroi pse vendosi të divorcohej nga bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi. Duke i kërkuar falje tre fëmjiëve të tij, Meta sqaroi se krisja në marrëdhënien e tij me Kryemadhin ka nisur që në vitin 2019, pas vendimit për djegien e mandateve. Ai thekson se nuk po ndahet nga Kryemadhi për një grua tjetër.

Ilir Meta: Ka qenë vendimi më i vështirë në jetën time, është i motivuar nga ndarje të papajtueshme që lidhen me kauza të mëdha që janë etike për vendin. Marrëdhëniet tona kanë pësuar një krisje të forte që nga vendimi i saj si kryetare e LSI për djegien e 19 mandateve. Qëndrimet e saj krejtësisht në krah të kundërt të kauzave që unë mbroj dhe që krijojnë konfuzion duhet të merrrnin fund. Mirëkuptoj çdo reagim emocional të gjithëkujt. Detyrimet e mia lidhen me kontributin e qindra mijëra njerëzve që kanë besuar te unë. Ky vendim i imi nuk lidhet me raportet me të si grua apo nënë e tre fëmijëve tanë. Nuk po ndahem me një grua për një grua tjetër. U kërkoj shumë ndjesë tre fëmijëve të mi për shqetësimet që u kam krijuar.

Nga ana tjetër, Kryemadhi nuk pranoi të komentonte deklaratën e Metës dhe tha se do të fliste në një moment të dytë, kur të mësonte arsyet e vërteta që çuan ish-bashkëshortin drejt kësaj rruge./vizionplus.tv

Read Entire Article