Verë “e nxehtë” për kuqezinjtë, Milani ndjek Brojën, Ismajli-Hysaj drejt largimit nga Serie A

4 months ago 21

Europiani pozitiv për një pjesë të mirë të lojtarëve të Shqipërisë, mund të sjellë goxha lajme nga merkato e verës.

Përveç Jasir Asani i cili pret vetëm të zyrtarizojë kalimin e rëndësishëm në la liga ku e pret Las Palmas, edhe Broja është në ankthin e sistemimit në klubin e ri. Milani është padiskutim emri më i rëndësishëm ku talenti kuqezi është i përfolur.

Skuadra e madhe italiane pas largimit të Zhirud, dhe dyshimeve të forta për rikonfirminin e Luka Jovic, dëshiron të afrojë me patjetër dy sulmues, njëri prej të cilëve të jetë ai që duhet të mbajë peshë dhe tjetri që të garantojë cilësi nga stoli. Bisedimet kryesore janë fokusuar tek Lukaku si titullar, por edhe për Brojën si alternativë ndaj bisedimet mes Milanit dhe Chelsea janë shumë intensive.

Ndërkohë Kristjan Asllani pavarësisht dëshirës dhe ëndrrës për të luajtur me Interin, mund të lëvizë drejt Fiorentines. Toskanët e duan në mesfushë dhe konkurrenca e madhe tek zikaltrit dhe një ofertë e rëndësishme nga vjollcët mund ta detyrojë të largohet nga Milano.

I sigurt për tu larguar nga Lacio edhe Elseid Hysaj. Pati pak minuta në fazën e dytë të sezonit që u mbyll ndaj divorci është i pashmangshëm.  Gjasat më të mëdha janë të shkojë në Arabinë Saudite për shkak edhe të rrogës së lartë 2 mln euro që ka aktualisht tek Lacio. Drejt ikjes nga serie A edhe Ardian Ismajli, me Beshiktashin që po përgatit një ofertë të majme tek Empoli për kartonin e tij.

Disa dalin e të tjerë hyjnë. Ky është rasti i dyshes Tomas Strakosha i cili pas dështimit në Angli tek Bredford është gati të rikthehet në serinë A, ku Monza dhe Fiorentina janë opsione, ashtu sikurse pritet të jetë një verë e nxehtë edhe për Arbër Hoxhën që shkëlqeu në europian dhe tani Dynamo Zagreb pret oferta sidomos nga Italia. /vizionplus.tv

Read Entire Article