Vetëdorëzohet në polici një nga autorët që dhunuan Sokol Mëngjesin

5 months ago 19

Drejtori i Policisë Tiranë, Tonin Vocaj, njofton se një nga autorët kryesorë të dhunës barbare ndaj avokatit Sokol Mëngjesi është vetëdorëzuar në polici.

Bëhet fjalë për Dorian Beqir Alia, 42 vjeç. Në konferencën për mediat Vocaj konfirmoi emrat e autorëve të sulmit. Ata janë Elton Kasaj, Drivald Alia, dhe Dorian Alia dhe Romario Tabaku, ky i fundit i ka transportuar me makinë autorët.

Lexo edhe :

Related Posts

Dorian Alia u vetëdorëzua, për rrjedhojë tashmë në kërkim kanë mbetur tre autorët, për kapjen e të cilëve policia e shtetit kërkon ndihmen e qytetarëve. Vocaj bëri thirrje se kush ka informacion për vendodhjen e autorëve do të shperblehet me 20 mijë euro nga poliia.

“Nga veprimet rezulton se Sokol Mëngjeis me profesion avokat është goditur për shkak të detyrës. Avokati ka përfaqësuar ligjërisht në një proces gjyqësor një familje që kishte të trashëguar një pronë në Tiranë, proces që është fituar nga pala që mbronte avokati. Ish-klientët nuk kanë pranuar që ta paguajnë. Pala fituese nuk ka respektuar detyrimet kontraktore që ka pasur me studion ligjore. Jo e gjithë pala, por disa nga kontraktorët. Si të tjerë dhe kjo degë që ka kryer sulmin nuk kanë rënë dakord me detyrimet që kanë pasur nënshkruar. Në vijim të veprimeve është shoqëruar Dritan Jani Nano, i cili u ndalua si organizator i kësaj ngjarje të rëndë kriminale” tha Tonin Vocaj./vizionplus.tv/ 

Read Entire Article