“Vetëm flasin”, mesfushori i Spanjës tregon si i ndëshkon Yamal dhe Williams

2 months ago 36
Reklamë

Mesfushori i kombëtares spanjolle Rodrigo Hernández ka folur për situatën aktuale te La Roja para çerekfinaleve të Kampionatit Evropian.

Duke folur për shokët e tij të skuadrës dhe kush e ka befasuar më shumë, ai tha se i ka bërë përshtypje Cucurella.

“I njoh të gjithë, por më ka mbetur niveli që po tregon Cucurella. E kam njohur tashmë, por nivelin që ai po tregon në një turne si ky. Ai po na ndihmon shumë, veçanërisht për shkak të karakterit të tij dhe shpresoj që ai të vazhdojë në këtë nivel”, tha Rodri.

Së fundi, i pyetur nëse i është dashur ndonjëherë të qortojë Lamine Yamal dhe Nico Williams, Rodri tha se i është dashur t’u flasë ndonjëherë.

“Në disa biseda ata vetëm flasin dhe unë u them: ju jeni që duhet të flisni”, tregoi Rodri. /vizionplus.tv

Read Entire Article