Vetëvrasja e 41-vjeçares që tronditi Durrësin, flet e moshuara: Ishte grua e thjeshtë, burrin e kishte 7 vjet në burg

8 months ago 72
Reklamë

Një ngjarje e rëndë tronditi Durrësi ditën e sotme. Një 41-vjeçare i dha fund jetës pas denigrimit në rrjetet sociale.

Pas ngjarjes së rëndë, blutë e Durrësit po hetojnë faktin nëse vetëvrasja e nënës së katër fëmijëve ka të bëjë apo jo me hapjen e një profili denigrues për të në rrjetin social Tik Tok ku përdoreshin fjalë dhe imazhe fyese.

Lidhur me ngjarjen e rëndë ka folur një e moshuar, e cila thotë se viktima Bedrie Loka ishte një grua e thjeshtë.

“Nuk e di, ka lënë fëmijët…7 vjet e kishte burrin në burg. Erdhi burri. Nuk ka bërë bitin që i ka ardhur. Ajo ka qenë burrë, nuk ka qenë grua, ka qenë jashtëzakonisht grua e thjeshtë.”

A ka pirë helm?

“Nuk e di! Burrin e ka pasur në Greqi. Burri ia la fëmiëjn në bark dhe ishte 7 vjet në burg, bashkë me vëllanë.“

Dëshmi të tjera jashtë kamerës flasin për një video që ishte kthyer në meme për viktimën, e cila dyshohet se është hedhur në rrjetet sociale nga një kushërirë e saj.

Deri në këtë moment nuk ka ndonjë njoftim nga policia e Durresit në lidhje me ngjarjen, ndërkohë që nga spitali kanë sqaruar se viktima nuk ka qenë paciente që ndiqej me mjekim per sëmundje që kanë lidhje me shëndetin mendor./vizionplus.tv

Read Entire Article