VIDEO/ Abuzoi s*ksualisht me të miturën, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

7 months ago 6
Reklamë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 31-vjeçar, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një shtetase të mitur.

“Pas njoftimit të marrë se një shtetase e mitur, ishte paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, dhe dyshohej se ishte abuzuar seksualisht, policia ka nisur hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të rastit”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Si rezultat i punës intensive hetimore, u bë identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit E. Q., 31 vjeç, banues në Tiranë.

“Ky shtetas, më datë 11.02.2024, dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një shtetase të mitur”, informon policia./vizionplus.tv 

Read Entire Article