VIDEO/ Aksident në Lushnjë, dy makina përfundojnë brenda një lokali

3 hours ago 22

Dy automjete kanë përfunduar brenda një lokali në Plug të Lushnjës. Si pasojë e aksidentit janë njëri prej shoferëve ka mbetur i lënduar dhe është dërguar me urjgnecë në spital.

Gazetari i Vizion Plus, Ilmi Saliaj mëson se drejtuesi i automjetit tip “Volkswagen” ka humbur kontrollin dhe ka goditur një automjet top “Benz”, i cili ka qenë i parkuar para lokalit dhe të dy mjetet kanë përfunduar brenda ambjenteve të lokalit, duke e shkatërruar plotësisht.

Drejtuesi i automjetit “Volkswagen” është dërguar me urgjence në spitalin e Lushnjës dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Lokali ka qenë i mbyllur në momentin e aksidentit dhe nuk ka pasur klientë apo personel.

Pronarja e lokalit thot se kanë dëgjuar një zhurmë të tmerrshme, ndërsa ishte në shtëpi, teksa kamerat sipas saj treguan se çfarë kishte ndodhur./vizionplus.tv

Read Entire Article