VIDEO/ Aksidenti i frikshëm në mes të detit, momenti kur roja bregdetare spanjolle ndjek varkën me emigrantë

2 weeks ago 30
Reklamë

Një ndjekje mjaft intensive nga rojet bregdetare spanjolle përfundoi me një incident, pasi anija u përplas me një varkë emigrantësh.

Siç shihet nga një video që tregon këtë moment, bëhet fjalë për një ndjekje të ndodhur të dielën, më 25 gusht, pranë plazhit Orcas Colorado, në Melilla të Spanjës. Në veçanti, roja bregdetare duket se ka tentuar t’i afrohet një skafi të vogël me motor, i cili mbante 4 emigrantë nga Afrika, mes tyre edhe një vajzë të vogël.

Spanish Civil Guard vs boat full of Illegals. Wait for the ending.pic.twitter.com/j8e6zKGeiS

— Citizen Free Press (@CitizenFreePres) August 27, 2024

Varka duket se nuk ka ndalur së lëvizuri pavarësisht paralajmërimeve të autoriteteve dhe pikërisht në këtë moment anija e milicisë spanjolle u kthye në të djathtë, duke u nisur drejt varkës së emigrantëve, duke bërë që ajo të përmbyset. Një person ka rënë në det, ndërsa siç raporton media spanjolle RTVE Noticias nuk ka të lënduar.

Emigrantët janë kthyer tashmë në Marok nga erdhën, ndërsa një OJQ marokene ka kërkuar një hetim mbi incidentin.

Melilla është një vendkalim i ngarkuar migracioni, pasi migrantët kalojnë prej andej në pjesën tjetër të Evropës kontinentale. /vizionplus.tv

Read Entire Article