VIDEO/ Banorët i përgjërohen zjarrfikësve, kaos në pallatin e përfshirë nga flakët në Lushnje

8 months ago 28
Reklamë

Situata paraqitet kaotike në pallatin 12 katësh të përfshirë nga flakët në qytetin e Lushnjes.

Burime për Vizion Plus informojnë se në katet e sipërme të pallatit ka familje të bllokuara, të cilët e kanë të pamundur të dalin nga shkallët për shkak të tymit të madh.

Lexo edhe :

Related Posts

Zjarri ka rënë në katin e parë të pallatit në një qendër tregtare, ndërsa flakët dhe tymi janë shpërndarë në të gjithë pallatin.

Aktualisht policia dhe forcat zjarrfikëse po përpiqen të evakuojnë banorët përmes shkallëve të jashtëme të makinave të zjarrfikëses.

Deri tani janë dërguar disa banorë për ndihmë në spital pasi janë askfiksuar nga tymi, mes tyre edhe zjarrfikës.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article