VIDEO/ Bardhi dhe Noka përplasen me Açkën në komision, i hedhin mikrofonin në tokë: Turp, po i shërben Ramës

8 months ago 15
Reklamë

Sherr mes deputetëve demokratë, Noka dhe Bardhi i sulen Açkës

Aksioni i opozitës për të penguar zhvillimin e komisioneve parlamentare ka vijuar edhe ditën e sotme.

Lexo edhe :

Related Posts

Deputetët që janë reshtuar në krah të Sali Berishës, kanë shkuar në Komisionin e Medias, ku janë përplasur ashpër me Flutura Açkën, e cila është reshtuar në krah të Lulzim Bashës.

Teksa kryetarja e komisionit, Flutura Açka iu kërkoi që të dilnin nga salla dhe të vijonin punimet, Bardhi i ka fikur mikrofonin dhe më pas dikush pas tyre i ka tërhequr atë duke e hedhur me forcë në tokë.

Ndërkohë, gjatë debatit, Bardhi ka replikuar dhe me kolegen e tij demokrate, Merita Bakiun, ndërsa e ka akuzuar se i shkon nga pas Bashës, një person që ka shitur sipas tij interesat e demokratëve.

DEBATI

Bardhi: O Merita ka mundësi ti…

Bakiu: Nuk i shërbej Edi Ramës unë, turp t’ju vijë!

Bardhi: Ngri zërin për Komisionet Hetimore, boll. Pazaret i ka ndarë kush i ka ndarë. I ndan ai që i shkon ti prapa.

Bakiu: Nuk i shkon njeri prapa

Noka: Jeni me Edi Ramën

Bakiu: Me Edi Ramën jeni ju

Bardhi: Pazaret i ka bërë ai shefi jot, ti rri se nuk ka njeri gjë me ty. Nuk po të ofendon askush. O Merita do pushosh tani apo jo. Lulzim Basha është një shërbëtor i regjimit dhe një zagar që ka shitur interesat e demokratëve. Të të vijë turp që i shkon nga prapa.

Bakiu: Unë jam me PD

Bardhi: Nuk kemi gjë me ty, je demokrate se je me PD. Ulu se nuk ka gjë njëri me ty.

Pas këtyre përplasjeve, kryetarja e Komisionit të Mediat Flutura Açka në një dalje për mediat tha se ka zgjedhur të jetë prezente në komision për të bërë detyrën e saj, përballë kësaj qeverie, ndërsa i bëri thirrje Bardhit që për akuzat që bën, t’i drejtohet SPAK.

Një shfaqje jo e hijshme. Unë kam qenë e qartë në mbështetje të komisioneve hetimore. Duke qenë se parlamenti është jofunksional, mendova ta nis vitin mbarë e të themi fjalën tonë si opozitë. E shoh jashtë detyrës sime si deputete të bërtas nëpër korridore. Butrinti dhe ligje të tjera me shkelje, më kanë bërë që të jem prezentë dhe këtë sesion. Që të jemi përballë në Komision, që të shihemi në sy. Ne nisemi nga fjala. Kam keqardhje të madhe se lidhet me kolegët tanë që duan të prishin seancat. I bëj thirrje zotit Bardhi dhe kujtdo që mendon në raport me mua dhe kolegë të tjerë që kanë vendosur për normalitetit të këtij komisioni, t’i drejtohen SPAK-ut. Kemi një detyre të sjellin ne normalitet parlamentin dhe të themi fjalën tonë opozitare. E patë që nuk mund atë diskutoj mbi një buxhet skandaloz, shqiptarët nuk e morën dot se çfarë buxheti skandaloz ka për arsimin.”, tha ajo./vizionplus.tv

Read Entire Article