VIDEO/ “Dorëzohu ose do eliminohesh”, vrasësi i policit hyn duke qeshur në makinën e policisë

4 months ago 81
Reklamë

Kanë dalë detaje të reja nga vetëdorëzimi i 23-vjeçarit Azgan Mernica, i akuzuar për vrasjen e policit Novruz Cenaliaj.

“Dorëzohu ose do të eliminohesh”, ky ka qenë togfjalëshi që ka bindur të riun të dorëzohet para forcave RENEA, pas më shumë se 48 orësh në arrati.

Ndërkohë gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, ka siguruar momentin kur Cenaliaj futet në makinë duke qeshur, dhe i pashqetësuar për krimin e rëndë që kishte kryer dy ditë më parë, duke i prerë jetën në mes një efektivi policie.

Njoftimi i Policisë:

Forcat Speciale RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, kanë vijuar pa ndërprerë veprimet operacionale në terren me qëllim kapjen e autorit të vrasjes së punonjësit të Policisë Novruz Cenalia.

Veprimet Operacionale u shtrinë në një perimetër shumë të gjerë në zonën ku ndodhi ngjarja, duke përdorur dronë të cilësisë së lartë, të cilët kanë monitoruar zonën gjatë gjithë kohës. Po në kuadër të veprimeve operacionale, u ngritën pika kontrolli në gjithë akset rrugore, u forcuan shërbimet në pikat e kalimit, në kufirin jeshil dhe blu.

Paralel me veprimet operacionale në terren, policia ka zhvilluar negociata me familjarët e autorit për t’u vetëdorëzuar. Në pamundësi për t’u larguar, familjarët kanë vetëdorëzuar në polici autorin e vrasjes së punonjësit të Policisë shtetasin Azgan Mernica, 23 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore dhe procedurale me autorin e dyshuar, Azgan Mernica”

Read Entire Article