VIDEO/ Frikë dhe panik në Itali, mbi 100 tërmete në pak orë, banorët e kaluan natën në rrugë

5 months ago 46

Shumë qytetarë të Pozzuolit, në Napoli të Italisë u detyruan ta kalonin natën në rrugë, nga frika e tërmeteve.

Mediat në Itali bëjnë me dije se gjatë ditës dje nga ora 19:51 deri në 23:00 në këtë zonë janë shënuar dhjetëra tërmete duke shkatkuar frikë dhe panik te qytetarët.

Ndërsa deri në orën 00:31 të mëngjesit sot janë regjistruar përreth 150 pasgoditje.

#Terremoto a Pozzuoli, avvertito anche molto a Napoli e nella zona nord di Napoli. Colleghi mi mandano video e audio inquietanti. Le scosse vanno avanti da mesi ma “tutto tace”. Mi auguro che le autorità abbiano una coscienza, non solo di tipo neoliberista. pic.twitter.com/UtT6ZOPKKT

— Giovanni JP Papach (@JPFeelgood) May 20, 2024

Sipas informacioneve, banorëve që jetonin në ndërtesa të vjetra iu kërkua si masë paraprake të largoheshin prej shtëpive të tyre.

Lëkundja më e fortë sizmike kishte magnitudë 4.4 Rihter dhe një thellësi prej 3 kilometarsh, për fat të mirë pa dëme në njerëz.

Ndërkohë që janë regjistruar dëme të vogla materiale. Mediat sociale në Itali kanë publikuar pamjet ngë momenti tërmetit nga një supermarket. Siç duket edhe në video tërmeti ka rrëzuar përtokë produktet e supermarketit.

#CampiFlegrei Si susseguono le scosse di #terremoto in serata pic.twitter.com/D80wO4CK95

— Local Team (@localteamit) May 20, 2024

Siç njoftuan autoritetet, ky është tërmeti më i fortë në rajon në dyzet vitet e fundit.

Questa la situazione oggi a #Pozzuoli, gente in strada #terremoto #campiflegrei #terremoto pic.twitter.com/ybtB4sImNw

— Marco Ferraglioni (@MFerraglioni) May 20, 2024

Rreth 150 goditje

Nga ora 19:51 e djeshme, seria sizmike e zhvilluar në zonën e Campi Flegrei vazhdoi deri në orën 00:31 të mëngjesit të sotëm, afërsisht 150 tërmete, më i forti prej të cilëve ishte me magnitudë 4.4, brenda Solfatara, shkruan ANSA.

/vizionplus.tv/

Read Entire Article