Një burrë në Norvegji, i quajtur si ‘Vikingu i fundit në Tokë’, së fundmi ka zbuluar se si ka bërë një hedhje të guximshme nga një lartësi prej 40 metrash.
Ken Stornes u pa duke u hedhur nga një shkëmb, duke rënë në një lumë të ngrirë norvegjez. Hedhja e guximshme e norvegjezit më 3 dhjetor është parë më shumë se 20 milionë herë në internet.
Me këtë zhytje Ken regjistroi një rekord të ri botëror. Më pas ai ka postuar në të gjitha rrjetet e tij sociale videon e zhytjes së tij, ku në mënyrë karakteristike ka shkruar se “edhe një herë po e kthejmë rekordin botëror të zhytjes në Norvegji, aty ku e ka vendin”.
Duke folur për gazetën The Sun, Ken zbuloi se ai priste të vdiste pas rënies. “Nuk kishte vend për frikë”, deklaroi burri.
“Nuk është sepse jam i ashpër apo ndonjë gjë tjetër, është sepse është kaq e rrezikshme që ti drejtohesh me instinktin e mbijetesës. Nëse filloni të mendoni, do të vdisni”, tha ai.
Top Channel