Një shpërthim i madh ka ndodhur pak minuta më parë në Lushnje, në një biznes në ndërtim.
Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën një person, ndërsa katër të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Lexo edhe :
Related Posts
Një nga të plagosurit është deputeti socialist Bujar Çela. Dy prej tyre janë në gjendje të rëndë. Burimet bëjnë me dije se shpërthimi ka ndodhur për shkak se një nga mjetet ka prekur telat elektrikë.
Policia ndodhet në vendngjarje, po ashtu edhe forcat zjarrfikëse si dhe ambulancat.