VIDEO/ Kishin ngritur shtëpi bari në Athinë, arrestohen tre shqiptarë

3 months ago 18
Reklamë

Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke pasi akuzohen për trafik droge.

Policia fqinje ka ushtruar kontroll brenda një banese në rrugën “Ionia” nr. 170 në Alimos të Athinës ku gjeti dhe sekuestroi 20.2 kg marijuanë e llojit “SNUNK”.

Brenda apartamentit policia zbuloi një laborator të pajisur plotësisht dhe funksional për kultivimin e cannabis hidroponik.

Në pranga kanë rënë shtetasit A.Kasa, 42 vjeç dhe P.Kasa 42 vjeç.

Nga hetimet rezultoi se ata punonin për llogari të shtetasit tjetër shqiptar, O.Metushi 23 vjec.

Për këtë policia ka ushtruar kontroll në një apartament në katin e dytë në rrugën “Avlonos” nr.102 në Athinë ku u arrit të kapej dhe arrestohej 23 vjecari.

Gjatë kontrollit atij i është sekuestruar edhe një armë zjarri pistoletë e llojit “Ekol Tuna” 8 mm me 11 fishekë të të njëjtit kalibër.

Gjithashtu, gjatë operacionit policia sekuestroi gjithashtu edhe 4 celularë, 1 peshore elektronike e sende të tjera./vizionplus.tv

Read Entire Article