Video lajm/ Hashash duar më duar! Nxënësit lënë mësimin, konsumojnë drogë qosheve të lagjeve me çanta në shpinë

9 months ago 29

Top Channel ka siguruar pamje të disa nxënësve, të cilët konsumojnë drogë në orar mësimi në lagjet e Tiranës.

Sipas informacioneve, ata janë nxënës të shkollave 9-vjeçare, ndërsa në njërën nga videot dy prej tyre janë me çanta shkolle në shpinë.

Sikurse duket nga kamerat e sigurisë, të rinjtë grupohen në dy ose tre persona dhe konsumojnë hashash me njëri-tjetrin në cepa të lagjeve.

Top Channel

Read Entire Article