VIDEO/ Lamtumirë mes lotësh! I gjithë stadiumi në këmbë për Toni Kros

2 months ago 26
Reklamë

Toni Kros vari “këpucët në gozhdë” mbrëmjen e sotme. Humbja ndaj Spanjës, ishte dhe “vallëzimi” i fundit në fushë i legjendës gjermane dhe Real Madrid.

Kros i cili pati paralajmëruar largimin nga futbolli pak para se të ngrinte Championsin Me Real Madrid, mendoi se do të kishte të njëjtin fat dhe me kombëtaren, por fatkeqësisht Merino në minutën e 119-të i dha fund ëndrrës së “Profesorit”.

🚨 Beautiful scenes. The Spanish fans are paying tribute to Toni Kroos! #ESPGER 🇩🇪 pic.twitter.com/iEG4jPYQ4a

— Florian Plettenberg (@Plettigoal) July 5, 2024


Pavarësisht dhimbjes që shkaktoi eliminimi nga Spanja, tifozët gjermanë u ngritën të gjithë në këmbë në fundin e ndeshjes për të duartrokitur Krosin.

Por edhe më surprizuese ishin nderimet e spanjollëve ndaj gjermanit, ku padyshim tifozët e Realit do ta kenë atë gjihtmonë në zemër. /Vizionplus.tv/

Read Entire Article