VIDEO/ Makina me pankartën “rroftë Amerika” kalon para SPAK ku po pyetet Berisha, ja si reagojnë përkrahësit e ish-kryeministrit

7 months ago 24
Reklamë

Një makinë me pankartën “rroftë Amerika” kaloi para dyerve të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, gjatë kohës kur brenda godinës ndodhet ish-kryeministri Sali Berisha.

“I thyet ligjet e Amerikës. Rroftë drejtësia, rroftë Amerika”, shprehet qytetari që drejton mjetin.

Një grua, që ndodhet para godinës bashkë me dhjetëra të tjerë të ish-kryeministrit, tërhoqi me forcë pankartën dhe e grisi.

Ndërkohë, efektivët shoqëruan mjetin derisa u largua, për të shmangur incidentet.

Top Channel

Read Entire Article