VIDEO/ Makinat ‘copë e çikë’! Pamje nga aksidenti tragjik në Tepelenë, ku humbën jetën katër persona

6 months ago 39
Reklamë

Këto janë pamjet nga aksidenti tragjik në Tepelenë, ku humbën jetën katër persona, ende të paidentifikuar dhe u plagosën dy të tjerë. 

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, ku u përfshinë në aksident 3 automjete. Sipas policisë, si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën 4 shtetas ende të paidentifikuar dhe janë plagosur 2 persona të tjerë, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit, ndërsa sipas gazetares Kristina Fidhi, dyshohet se shkak për humbjen e kontrollit të mjetit, që shkaktoi aksidentin, nga verifikimet paraprake mendohet se ka qenë rrëshqitja në terren të lagësht, dhe shpejtësia mbi normën.

Top Channel

Read Entire Article