Nëntë persona humbën jetën dhe 1050 u plagosën pas tërmetit magnitudë 7.4 Rihter që goditi Tajvanin më 3 prill, më i forti në vend në 25 vjet.
Rreth 52 persona janë ende të zhdukur. Më shumë se 300 pasgoditje janë regjistruar në ishull dhe qeveria ka paralajmëruar banorët për mundësinë e rrëshqitjeve të dheut ose rrëshqitjes së gurëve.
Megjithatë, një video është bërë virale nga momenti i tërmetit. Mamitë në një matenitet luftojnë për të mbrojtur të sapolindurit.
Krevat e vogla të foshnjave tunden, ndërsa toka dridhet. Megjithatë, mamitë bëjnë përpjekje mbinjerëzore për t’i mbajtur ato të qëndrueshme, duke i përqafuar të gjitha bashkë për aq kohë sa zgjat tërmeti.
Rreth 15 të porsalindur ishin në zonë në atë kohë dhe, sipas të dhënave të spitalit, të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore./vizionplus.tv