Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të vizitojë Arabinë Saudite të hënën.
Lajmi u bë i ditur nga ministri i Energjisë Alparslan Bayraktar në një intervistë për televizionin CNN Turk.
Presidenti Erdogan do të marrë pjesë në takimin e Organizatës së Konferencës Islamike (OIC) në Riad për të diskutuar sulmet e Izraelit në territoret palestineze, shtoi ministri./vizionplus.tv