Ditën e sotme në Shëngjin do të mbahet mbledhja e qeverisë, ku do të diskutohen objektivat për vitin 2024.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama, ministrat dhe zyrtarë të tjerë kanë mbërritur në Shëngjin, siç duket edhe në pamjet e siguruara nga Vizion Plus.
Lexo edhe :
Related Posts
Mbledhja pritet të fillojë me fjalën e kryeministrit Rama, e cila do të pasohet nga sekretari i përgjithshëm i PS dhe kreu i grupit parlamentar.
Ndërkohë, ditën e nesërme pritet të mbahet një mbledhje e mbyllur e kabinetit qeveritar.
Kujtojmë që një ditë para kësaj mbledhjeje u bënë ndryshime të rëndësishme në qeveri. Bledi Gonxhe u emërua ministër i Ekonomisë dhe Kulturës, minisri të cilat më parë ishin të para dhe drejtoheshin respektivisht nga Ervin Mete dhe Elva Margariti. /vizionplus.tv