VIDEO/ “Me pronat merrej Monika”, Meta: Këtu do të jem edhe për 30 vite

3 months ago 24
Reklamë

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta theksoi se është thirrur sot në SPAK për shkak se ka denoncuar Reformën në Drejtësi ose siç e quan ai “Ramaforma”.

I pyetur nga gazetarët nëse bëhet fjalë për çështjet e pasurisë, Meta theksoi se ka qenë përherë transparent me pasurinë e tij.

Unë kam qenë përherë transparent këto 30 e ca vite para shqiptarëve dhe kështu do të jem edhe në 30 vitet e ardhshme. Jam thirrur si denoncues i Ramaformës, siç është katandisur tani ajo”, u shpreh Meta.

I pyetur në lidhje me raportet me Monika Kryemadhin dhe shkakun se përse ajo shkoi dje në SPAK, Meta tha se ka qenë bashkëshortja ajo që merrej me çështjet e pronave.

Unë nuk jam marrë ndonjëherë me çështjet e pronave. U bel shtëpia aty apo u arredua ajo këtu apo atje, këto nuk kanë qenë çështjet e mia, port ë bashkëshortes”, tha Meta duke theksuar se në fakt, duhet hetuar “Ramaforma, që arreston dhëndrin e Berishës në aeroport duke bërë show, pa e thirrur asnjëherë”.

Jam i qartë unë se çfarë përfaqëson Dum Dumani në SPAK”, tha Meta. /vizionplus.tv

Read Entire Article