Video/ Megaoperacioni “Tempulli 2”, policia e Lezhës: 6 të arrestuar, sekuestrohet kanabis dhe kokainë

7 months ago 47
Reklamë

Gjashtë persona janë arrestuar së fundmi nga policia në Lezhë, në kuadër të operacionit “Tempulli 2” për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Policia e Lezhës thotë se në muajt dhjetor dhe janar, janë arrestuar në flagrancë 14 persona dhe proceduar penalisht në gjendje të lirë 10 të tjerë.

Të sekuestruara gjatë këtij operacioni në cilësinë e provës materiale janë:

– 6 kg lëndë narkotike kanabis sattiva

– ⁠50 doza kokainë

– ⁠42 aparatë celularë

– ⁠3500 euro

– ⁠peshore elektronike

– ⁠grirëse për lëndë narkotike

Ndërkohë, megaoperacioni “Tempulli 2” vijon në të gjithë Shqipërinë.

Top Channel

Read Entire Article