VIDEO/ “Ndal, policia!” Momenti kur efektivët shtrijnë në tokë trafikantin

7 months ago 33
Reklamë

Katër të rinj janë arrestuar në Tiranë, pasi u kapën në flagrancë duke shkëmbyer lëndën narkotike.

Në pamjet nga aksioni policore duken efektivët në momentin kur shtrijnë përtokë dhe i vënë prangat njërit prej të arretsuarve.

Në pranga kanë rënë Demokrat Dylgjeri, 32 vjeç, Haziz Zylfa, 23 vjeç, Vladimir Kani, 23 vjeç dhe Hyxhers Mete, 23 vjeç.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë, në parkingun e një qendre tregtare në periferi të Tiranës, duke shkëmbyer 2 qese plastike brenda të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë rreth 16.2 kg.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Hyxhers Mete, në Korçë, shërbimet e DVP Korçë gjetën dhe sekuestruan, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë. /vizionplus.tv

Read Entire Article