Edhe këtë Euro 2024 ai shënoi gol historik. Kroacia nuk mundi të mbante një fitore, por Luka Modriç tregoi se talenti i tij shkëlqen ende.
Ai u fut në histori duke u bëtë golashënuesi më i vjetër në historinë e finaleve të Kampionatit Evropian UEFA, në moshën 38 vjeç e 289 ditë.
Historia e Luka Modric është komplekse, por ai ka kapërcyer shumë pengesa të rëndësishme gjatë jetës së tij deri të shpallja “lojtari më i mirë në botë”. Djali i një bariu dhie, Modric ishte një fëmijë i luftës. Një refugjat gjatë persekutimit nga serbët që vranë gjyshin e tij. Një fëmijë që mbante veshje prej druri dhe gjithmonë kishte një top në këmbë. Udhëtimi i tij e çoi nga vendlindja e tij Zadari përmes Bosnjës, Zeprenicit, Zagrebit, Londrës dhe Madridit .
Ai sot njihet si fitues i Topit të Artë, por një video e tij nga fëmijëria do mbetet ikonike. Kohë më parë, është shfaqur një dokumentar ku Luka 5-vjeçar është kapur duke ruajtur dhitë mbi Velebit, pranë Zadarit, prej nga është dhe vendlindja e tij. Materiali është bërë Paul Balenoviç 28 vjet më parë, ndërsa ka dashur të realizojë një dokumentar mbi ujqërit. Pra është krejt një koinçidencë.
Imazhet tregojnë një nga mjediset, në të cilat ai u rrit, duke ndihmuar familjen e tij në kullota me dhi. Një dokumentar që tregon kontrastin e thellë të atyre viteve me realitetin e sotëm të tij.
Sot, Modric është babi i tre fëmijëve me gruan e tij Vanja dhe një legjendë e gjallë në historinë e futbollit./vizionplus.tv