Video/ Një i vrarë dhe një i plagosur në Korçë, policia rrethon të gjithë zonën! Pamje nga vendi i ngjarjes

6 months ago 22
Reklamë

Një vrasje është konstatuar në qytetin e Korçës gjatë mbrëmjes së sotme në lagjen numër 10.

Ndërkohë që një tjetër person është i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Trupi është gjetur në afërsi të një hoteli, ndërsa ende nuk dihet identiteti i tij.

Në pamjet e siguruara nga Top Channel shihet policia që ka rrethuar vendin e ngjarjes. Ata po këqyrin zonën, ndërkohë që ende nuk ka një njoftim zyrtar nga ata.

Top Channel

Read Entire Article